Mbrojtësi i del në mbrojtje Ten Hag: Jemi një ekip i ri dhe ngjitja në nivelet e larta kërkon kohë

3 Tetor 2024
8:39
Telesport
back button

Mbrojtësi holandez i Manchester United, Matthijs de Ligt, ka folur për mediat për momentin jo të mirë që po kalon skuadra pas humbjes 0-3 kundër Tottenham. Ai ka dalë në mbrojtje të trajnerit Erik ten Hag.

Deri më tani nuk kemi grumbulluar shumë pikë. Kjo reflektohet në besimin e të gjithëve. Çdo lojtar e di se besimi është një nga gjërat më të rëndësishme në futboll”, u shpreh De Ligt, i ardhur këtë verë.

Kemi një ekip me shumë lojtarë të rinj dhe është e qartë se ka gjëra që mund të përmirësohen. Duhet të mësohemi me njëri-tjetrin. Në një klub si United nuk ke kohë për këtë. Duhet të jesh gati”, u shpreh mbrojtësi holandez.

Gjithsesi, Ten Hag duket gjithnjë e më shumë nën presion, por De Ligt e mbron: “Unë nuk e kuptoj këtë. E shoh që ai mbetet i qetë. Ai vazhdon të bëjë të njëjtat gjëra. Ai është ende në gjendje të motivojë lojtarët”.

Futbolli është një sport i veçantë. Ai mund të shkojë në favorin tuaj dhe më pas, nga hiçi, për fat të keq, situata mund të ndryshojë. Siç ndodhi kundër Tottenhamit, kur kërkonim barazimin dhe mbetëm me 10 lojtarë”, tha De Ligt.

Mbrojtësi e njeh mirë Ten Hag, që e ka patur dikur trajner tek Ajax: “Qasja është kryesisht e njëjtë. Vetëm se konkurrenca e Ajax në Eredivisie është shumë e ndryshme nga ajo e Premier League. Këtu, kërkohet shumë më tepër nga ju si ekip”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit