Mbrojtësi i Interit dëmtohet me kombëtaren, ja sa do të mungojë

14 Tetor 2019
19:53
back button

Mbrojtësi i Interit Danilo D’Ambrosio pritet të qëndrojë për dy javë larg fushave për shkak të një dëmtimi.

Mbrojtësi, i cili ka qenë një lojtar i rëndësishëm për Conte-n deri tani, ka dalë i dëmtuar nga fusha gjatë fitores 2-0 të Italisë ndaj Greqisë në kualifikuesen e Euro 2020 në Romë.

Inter ka konfirmuar se D’Ambrosio ka pësuar një frakturë në gishtin e këmbës dhe pritet të mungojë për dy javë.

“Radiografia e zhvilluar mëngjesin e së hënës ka dalluar një problem në gishtin e katërt të këmbës së djathtë. Gjendja e D’Ambrosio-s do të vlerësohet javën e ardhshme,” shkruhet në komunikatën zyrtare të klubit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit