Mbrojtësi i kombëtares angleze dëshiron të lërë Premier, Juventus e Napoli në garë për ta marrë

10 Dhjetor 2024
11:22
Telesport
back button

Mbrojtësi anglez Eberechi Eze, që aktualisht luan me Crystal Palace, është në qendër të një transferimi në merkaton e janarit. Disa skuadra si në Premier League ashtu dhe në Itali janë vënë në ndjekje të 26-vjeçarit.

Sipas mediave italiane, Juventus dhe Napoli janë vënë në garë për të marrë mbrojtësin, që ka një kontratë deri në vitin 2027 me Palace. Ndërkohë që, kostoja e këtij transferimi pritet të kapë 50 milionë euro.

Dy sezonet e fundit kanë qenë shumë të mira për Eze, aq sa të fitojë të drejtën të grumbullohet edhe në kombëtaren e “3 luanëve” (9 ndeshje). Për të është interesuar edhe Manchester United.

Të gjitha ekipet që e duan kanë probleme në mbrojtje dhe e konsiderojnë Eberechi Eze si një përforcim të rëndësishëm. Duket se lojtari ka dëshirë të largohet nga Anglia, ndaj në Itali presin me padurim të ndërhyjnë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit