Mbrojtësi i Leverkusen udhëton në Londër pa lejen e klubit, do vetëm Arsenalin

31 Gusht 2025
14:42
Telesport
back button

Piero Hincapie ka udhëtuar në Londër pa lejen e Bayer Leverkusenit për të finalizuar transferimin e tij tek Arsenali.

Klubi gjerman nuk i ka dhënë leje për kryerjen e vizitave mjekësore, por mbrojtësi kolumbian nuk e ka respektuar klubin e tij. Ai po kërkon me ngulm të luajë në “Emirates”.

Arsenal dhe Bayer Leverkusen dihet se kishin rënë dakord për huazim me opsion blerjeje për 52 mln euro, duke përfshirë edhe një klauzolë rishitjeje në favor të “Aspirinave”, por ende pa arritur akord total për detajet e kontratës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit