Juventus është në kërkim të një mbrojtësi për merkaton e janarit dhe zgjidhja për të kaluar vështirësitë pas disa dëmtimeve mund të vijë nga Premier League.
Sipas asaj që raportohet nga “Tuttosport”, mbrojtësi danez Victor Lindelof, që aktualisht luan me Manchester United, i është vetofruar bardhezinjve. Kontrata e tij me “djajtë e kuq” skadon në fund të këtij sezoni.
30-vjeçari nuk është aktivizuar shumë këtë sezon (7 ndeshje në total, 4 në kampionat) dhe kërkon më shumë hapësira. Ndaj, ai shpreson të arrijë një marrëveshje me Juventus.
Një lojtar me shumë përvojë, por te Juventus nuk janë shumë të bindur për shkak të moshës së tij. Një transferim që do të ishte me pak kosto, madje ai mund të vijë në formë huazimi në janar.