Mbrojtësi lajmëron largimin nga Milan

24 Qershor 2019
19:32
back button

Cristian Zapata ka lajmëruar largimin e tij nga Milan. Zapata do të largohet nga kuqezinjtë kur kontrata e tij të skadojë më 30 qershor teksa Genoa duket destinacioni më i mundshëm. 

“Dua të falënderoj klubin që më dha mundësinë të luaj te një prej skuadrave më prestigjioze në botë,” shkruan mbrojtësi në Instagram. 

“Dua të falënderoj shokët e ekipit që kam pasur gjatë kësaj periudhe, trajnerët që më kanë ndihmuar të rritem si lojtar dhe si futbollist, të gjithë pjesëtarët e Milanelo-s, miqtë e mi dhe mbi të gjitha, tifozët. 

Faleminderit të gjithëve. Ky është një kapitull i karrierës që mbyllet, por që do të mbetet gjithmonë në zemrën time.”

Kolumbiani iu bashkua kuqezinjve në vitin 2012 nga Udinese dhe ka kryer 148 paraqitje. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit