Mbrojtësi mesazh klubit: Është Inter ai që duhet të vendosë për të ardhmen, unë jam i lumtur këtu

26 Dhjetor 2024
13:08
Telesport
back button

E ardhmja e mbrojtësit holandez të Inter, Stefan de Vrij, është ende në dilemë.

Kontrata e 32-vjeçarit, që luan prej 7 sezonesh me fanellën ziklatër, skadon në fund të këtij sezonit (qershor 2025).

Në një deklaratë për të përditshmen italiane “Il Giornale”, ai u shpreh për të ardhmen e tij: “Është Interi ai që duhet të vendosë”, tha De Vrij.

Ai sqaroi një detaj të rëndësishëm të kontratës: “Kontrata ime ka një opsion për ta shtyrë atë edhe një vit tjetër”.

Unë jam këtu dhe jam shumë i lumtur”, u shpreh Stefan De Vrij, që në 253 ndeshje zyrtare me Inter ka realizuar edhe 11 gola. Këtë vi tai është aktivizuar në 17 ndeshje dhe ka realizuar vetëm 1 gol.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit