Mbyllet derbi. Feston Partizani, Tirana tani rrezikon të mbetet jashtë “final four”

16 Shkurt 2024
21:05
Telesport
back button

Partizani feston dhe fiton derbin ndaj Tiranës. Trajneri Ortes Shehi “hakmerret” ndaj ish-ekipit te tij qe e shkarkoi. Nje sfide e vendosur nga Tedi Cara.

Derbi i kryeqytetit u percaktua ne faky ne 45′ e para duke dhuruar spektakel, emocione, raste dhe 3 gola. Fillimisht ka qene Tirana ajo qe ka gjetur rrjeten me nje kundersulm te shpejte. Goditja e Abazajt eshte pritur nga Shehi por aty ka shkuar direkt Latifi qe e ka cuar ne rrjete topin qe kishte mbetur brenda zone.

Megjithate, Partizani ka reaguar edhe pse u desh nje gafe e portierit te Tiranes, Abdullahu per t’i dhene Skukes mundesine e penalltise, qe sulmuesi i kuq e ka fituar vete pasi eshte penguar brenda zone nga portieri bardheblu. Nga pika e bardhe ska gabuar.

Partizani nuk ka rreshtur se sulmuari dhe Skuka ka shperdoruar perpara portierit te Tiranes por megjithate disa minuta me pas ka ardhur përmbysja duke marrë avantazhin, që në fraksionin e parë të lojës, ndaj “Bardhebluve” të Tiranës.

Pasi merr një pasim në hyrje të zonës, sulmuesi i krahut, Tedi Cara driblon bukur mbrojtjen bardheblu, duke e çuar topin me një goditje potente, në rrjetën e portierit, Abdullahu. Rezultati shkon në 2 me 1.

Ne pjesen e dyte skuadrat kane qene te hapura mjaftueshem per te rrezikuar portat respektive. Tirana u ndal nga shtylla kurse Partizani nuk u tregua i sakte ne kundersulmet. Ne fund, feston Partizani derbin e fituar.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit