Pasi janë zbuluar 16 skuadrat e kualifikuara, pas fazës së grupeve të “Euro 2024”, kalendari i 1/8 finale merr formë përfundimisht. Më poshtë janë të gjitha ndeshjet “teke”, që do të luhen në turin tjetër të këtij kompeticioni, duke përfshirë datën dhe orën e fillimit të secilës sfidë. Kujtojmë se sot dhe nesër, Europiani i Gjermanisë do ta ketë pushim.
29 qershor, në orën 18:00 – Zvicër-Itali
29 qershor, në orën 21:00 – Gjermani-Danimarkë
30 qershor, në orën 18:00 – Angli-Sllovaki
30 qershor, në orën 21:00 – Spanjë-Gjeorgji
1 korrik, në orën 18:00 – Francë-Belgjikë
1 korrik, në orën 21:00 – Portugali-Slloveni
2 korrik, në orën 18:00 – Rumani-Hollandë
2 korrik, në orën 21:00 – Austri-Turqi
Ka përfunduar zyrtarisht faza e grupeve të “Euro 2024”, ku 16 skuadra janë kualifikuar dhe të tjera e kanë braktisur tashmë ëndrrën e tyre për të fituar kompeticionin. Përparojnë dy të parat e secilit grup dhe katër të tretat më të mira, nga gjashtë të tilla. Më poshtë renditja e grupeve dhe skuadrat më të mira të vendit të tretë.
GRUPI A
Gjermania 7 pikë
Zvicra 5
Hungaria 3
Skocia 1
GRUPI B
Spanja 9 pikë
Italia 4
Kroacia 2
Shqipëria 1
GRUPI C
Anglia 5 pikë
Danimarka 3
Sllovenia 3
Serbia 2
GRUPI D
Austria 6 pikë
Franca 5
Holanda 4
Polonia 1
GRUPI E
Rumania 4 pikë
Belgjika 4
Sllovakia 4
Ukraina 4
GRUPI F
Portugalia 6 pikë
Turqia 6
Gjeorgjia 4
Republika Çeke 1
Të tretat më të mira të Euro 2024
Holanda 4 pikë
Sllovakia 4 pikë
Gjeorgjia 4 pikë
Sllovenia 3 pikë
Hungaria 3 pikë
Kroacia 2 pikë