Pas më shumë se 13 vitesh te verdhezinjtë, Mats Hummels largohet zyrtarisht nga Borussia Dortmund. Këto janë fjalët e kapitenit të BVB: “Të dashur tifozë, kohës time verdhezi po i vjen fundi, pas gjithsej 13 vitesh.
Ishte një nder dhe gëzim i madh për mua që luajta për BVB kaq gjatë dhe ta kem bërë një pjesë të rrugëtimit nga vendi i 13-të në janar 2008 në atë që është sot Borussia Dortmund. Ky klub me tifozët e tij është diçka shumë e veçantë, për mua shumë më tepër.
Krenar që kam punuar për këtë klub me të mëdhenjtë e panumërt, trajnerët dhe shokët e skuadrës. Diçka fantastike që kam mundur ta përjetoj këtu. Tani është koha për lamtumirë, sepse çdo fillim e ka edhe një fund”.