Shqipëri – Gjeorgji, mbyllet pjesa e parë. Skuadra jonë përfaqësuese nuk arriti më shumë se një barazim pa gola në 45 minutat e para të takimit në “Air Albania”, aty ku sonte mbi 22 mijë shqiptarë kanë mbushur plot stadiumin.
Gjeorgjianët mbajtën topin dhe menaxhuan lojën më mirë se kuqezinjtë. Edhe ne patëm shanset tona me Asanin, Asllanin dhe Manajn në disa episode jo edhe aq efikase para porte.
Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Holanda dhe Gjermania e mbyllën 1-2 pjesën e parë, kurse Cekia 2-1 kundër Ukrainës.
Kujtojmë se Shqipëria luan në grupin B të Nations League. Ndeshjen e parë kuqezinjtë fituan 1-2 kundër Ukrainës me gola të Ismajlit dhe Asanit.