MBYLLET SERIE A: Lot gëzimi në Xhenova, hidhërim në Leçe

2 Gusht 2020
22:53
Telesport
back button

Serie A është mbyllur zyrtarisht ditën e sotme pasi janë luajtur edhe ndeshjet e fundit të javës së 38-të, ku sigurisht prozhektorët ishin zhvendosur në dy stadiume, Xhenova dhe Leçe.

Il Lecce atteso da 300 tifosi: bandiere e cori per un atto di speranza

Në “Marassi”, skuadra kuqeblu priste Veronan e Juric, ndërsa në “Via del Mare”, ekipi i Liveranit priste Parma. Të dy ekipet luftonin për mbijetesën dhe qëndrimin në Serie A edhe për sezonin tjetër por në fund vetëm njëra ia doli!

Ia doli Genoa, me suksesin 3-0 ndaj Verona, madje që në pjesën e parë, duke larguar fantazmat, teksa Lecce u godit dy herë nga Parma, reagoi por në fund demoralizimi i rezultatit në “Marassi” bëri që të dorëzohej dhe humbiste 3-4 duke u kthyer në Serie B, që nga sezoni tjetër!

Protagonisti dhe heroi i Genoas (ndeshje ku u morën 3 të kuq) ishte Sanabria me dy golat e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit