Ish-kampioni i dyfishtë i botës në arteve marciale mikse, Conor McGregor, vuri bast 365,000 dollarë që Argjentina do të fitojë Kupën e Amerikës 2024. Përmes një postimi në profilin e tij në Instagram ai ka publikuar një foto ku shihet basti i vënë, me një fitim të mundshëm prej më shumë se 1 milionë dollarë.
Ndërkohë që, Copa e America po merr gradualisht formë. Pasi mposhti Perunë 2-0, kombëtarja argjentinase zuri vendin e parë në Grupin A me 9 pikë dhe u kualifikua për më tej. Ai që po shkëlqen për kampionët e botës është Lautaro Martinez, me 4 gola.
Kjo nuk është hera e parë që irlandezi i MMA-së vë baste të tilla me shifra të çmendura. Pak ditë më parë ai vendosi 60 mijë euro se Cristiano Ronaldo do të shpallet golashënuesi më i mirë i Euro 2024, por deri më tani portugezi nuk ka shënuar ende asnjë gol.