McKennie bëhet “dhëndër” tek Interi, e feston Kupën e Italisë përqafuar me motrën e Frattesi

16 Maj 2024
11:41
Alfred Lleshi
back button

Tani është zyrtare: Weston McKennie dhe Chiara Frattesi janë bashkë. Motra e Davide, mesfushorit të Interit, konfirmoi lidhjen, e cila ka qenë në qendër të thashethemeve prej javësh, me një foto romantike pas fitores së Juves në finalen e Kupës së Italisë. Pasi bardhezinjtë mundën Atalantën, bukuroshja Frattesi doli në fushë për të festuar me të dashurin e saj të ri.

Sipas thashethemeve, lidhja mes të dyve vazhdon prej disa muajsh. Në foto, Weston McKennie mban një shishe verë me njërën dorë dhe me krahun tjetër rrethon Chiara, e cila është duke buzëqeshur. Frattesi e ndau foton në profilin e saj në Instagram, duke shtuar një zemër të kuqe. “Janë të çmendur në dashuri”, – kanë siguruar disa persona të afërt të futbollistit dhe modeles.

Chiara Frattesi, e lindur më 2002, është një modele dhe influencuese, por në të ardhmen do të donte të bëhej gazetare sportive. Në të kaluarën ajo ka marrë pjesë në disa konkurse bukurie, është shumë e afeksionuar karshi kafshëve, veçanërisht kuajve dhe qenve. Po kështu, jepet shumë pas udhëtimeve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit