Mesfushori i Juventusit, Weston McKennie pranon se i vjen keq për kohën e kaluar me Leeds United.
McKennie ra nga kategoria me Leeds ndërsa ishte i huazuar për sezonin 2022/23 të Premier League.
Ai tha për The Athletic: “Koha ime te Leeds ishte ndoshta një nga pikat më të ulëta, nëse jo më e ulëta, në karrierën time profesionale. Unë isha tek Juventus, duke luajtur çdo javë, më pas isha në Premier League, ku ndryshuam katër trajnerë në pesë muaj, asgjë nuk shkoi sipas planit ose siç e kisha imagjinuar.
“Kur erdha në Angli, në kokën time po thosha: ‘OK, duhet të lauj mirë, të ndihmoj skuadrën të qëndrojë në Premier dhe shpresoj që një skuadër më e mirë të vijë dhe të shoh sa mirë kam luajtur dhe të më marrë.
“Me gjithë respektin e duhur për Leeds dhe tifozët e tyre, më pëlqen futbolli i Champions League. Më pëlqen të luaj në nivelin më të lartë. Shkova atje më shumë se çdo gjë për të provuar diçka të re”.
Ai gjithashtu tha: “Më pëlqen të mendoj se jam një person i fortë. Kur merr komente të vogla aty-këtu, është shumë e lehtë t’i injorosh ato.
“Por kur hap telefonin dhe gjëja e parë që shikon në rrjetet sociale është gjithmonë diçka negative, është e vështirë të mos mendosh për këtë. Futbolli është një botë që nuk fal ndonjëherë.
“Njerëzit padyshim nuk e dinë se çfarë kalojnë lojtarët dhe stresin që kanë për të arritur rezultate, sepse ne nuk duam të bëjmë paraqitje të këqija dhe nuk duam të humbim ndeshje.
“Vetëm se ndonjëherë ka ulje dhe ngritje, kështu që dhemb. Pas rënies me Leeds, ishte ndoshta hera e parë, përveç eliminimit nga Kupa e Botës, që qava. E urrej humbjen dhe ndjeva sikur i zhgënjeva të gjithë.
“Por kur filluan të më quanin ‘i trashë’, ‘derr’, ‘idiot’ dhe gjëra të tilla, ishte pak e vështirë. Ju nuk e kuptoni efektin që kanë fjalët te njerëzit”.







