Piloti britanik i McLaren, Lando Norris, siguroi “pole position” sot pasdite në pistën e Zandvort, i vlefshëm për Cmimin e Madh të Holandës në Formula 1. Ai dha kohën 1’09”673, duke qenë më i shpejti në pistë.
Një dominim i makinës britanike, që vendosi në vendin e tretë edhe pilotin tjetër të saj, Oscar Piastri. Mes dy makinave McLaren u rendit piloti vendës Max Verstappen me Red Bull (i dyti), që zhgënjeu disi para fansave të tij.
Për Norris ky është “pole position” nr.4 në karrierë, duke konfirmuar momentin e mirë që kalon McLaren. Në vendin e katërt u rendit britaniku George Russell me Mercedes, që la pas meksikanin Sergio Perez me Red Bull (i pesti).
Vetëm i gjashti Charles Leclerc me Ferrari, gati 8 të dhjetat më i avashtë se Norris, ndërkohë që në “top-10” më të mirët u renditën edhe Fernando Alonso, Alexander Albon, Lance Stroll e Pierre Gasly.
Zhgënjyen në këto prova zyrtare Lewis Hamilton me Mercedes, që u rendit në vendin e 12-të. Dobët doli edhe Carlos Sainz me Ferrari, në vendin e 11-të. Të dielën në orën 15:00 do të zhvillohet gara e Holandës.