McLaren dominon provat zyrtare në Monza, Norris në “pole position”, zhgënjen Red Bull

31 Gusht 2024
17:10
Telesport
back button

Lando Norris me McLaren siguroi sot pasdite “pole position” në pistën e Monza, i vlefshëm për Cmimin e Madh të Italisë në Formula 1. Piloti britanik dha kohën 1’19”327, duke qenë më i shpejti në pistë dhe siguron “pole” nr.5 në karrierë.

Ai do të ndajë vijën e parë të nisjes bashkë me shokun e tij të skuadrës Oscar Piastri, që u rendit i dyti. Një paraqitje e mirë e makinës McLaren, ndërkohë që në vendin e tretë u rendit britaniku George Russell me Mercedes.

Vetëm vendi i katërt për Charles Leclerc me Ferrari, që në garën e shtëpisë nuk mundi të duelojë për “pole”. Pas tij u rendit makina tjetër “kokëkuqe” e Carlos Sainz (i pesti) dhe më pas makina tjetër Mercedes e Lewis Hamilton (i gjashti).

Zhgënjimi i këtyre provave zyrtare ishte Red Bull, në vendet 7-8 me të dy pilotët e saj, me Max Verstappen që la pas Sergio Perez. Makina kampione e botës ishte 7 të dhjetat më e avashtë dhe do të ketë një garë të vështirë nesër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit