Me “10” në shpinë si babai, djali 12-vjeçar i Messit debuton në Argjentinë

27 Nëntor 2024
12:46
Alfred Lleshi
back button

Me të njëjtin numër si babai i tij, numri 10, e njëjta fanellë rozë, ajo e Inter Miami. Thiago Messi, djali i madh i yllit të futbollit botëror, ka debutuar në turneun “Newell’s Cup” në qytetin argjentinas të Rosarios. 12-vjeçari u përball me nikoqirët, duke humbur 1-0 në kompeticionin e rezervuar për lojtarët nën 13 vjeç.

Thiago luajti së bashku me Benjamin Suarez, djalin e sulmuesit uruguajan Luis Suarez, shoku i skuadrës së Leo Messit në Miami, si dhe në vitet e kaluara te Barcelona. Ai u zëvendësua në pjesën e dytë.

E ëma e “djalit të artit”, Antonela Roccuzzo dhe disa anëtarë të familjes së tij, mes tyre gjyshërit Jorge Messi dhe Celia Cuccittini, ishin të pranishëm në tribuna për të mbështetur vogëlushin, i cili mban mbi supe një mbiemër shumë të rëndë.

Antonela Rocuzzo junto a su hijo Mateo en el partido de Inter Miami U12 vs. Newell's U12

Lajme të tjera

Lajmet e fundit