“Më befasoi”, Carvajal zbulon mesazhin e Simeone-s: Më ka motivuar”

27 Dhjetor 2024
14:32
Telesport
back button

Kapiteni i Real Madridit, Dani Carvajal është optimist për rikuperimin e tij nga operacioni në gju.

Mbrojtësi i krahut nuk pritet të shihet në fushë deri në sezonin e ardhshëm, megjithëse thotë se tani po ecën pa paterica.

Ai tha: “Tani praktikisht mund të eci pa paterica, mund të shkoj në palestër, të ngas biçikletë… Këto janë qëllime afatshkurtra, por po i arrij. Kjo duhet të konsiderohet si diçka afatgjatë.

“Ndoshta kjo mund ta zgjasë karrierën time për disa vite…”.

Kapiteni i Real Madrid tha se kishte marrë shumë mesazhe mbështetjeje, por sigurisht që kishte një që e befasoi:

“Ishte nga Cholo Simeone, një person që e do futbollin dhe të cilin e admiroj shumë, përveç rivalitetit, padyshim.

“Mendoj se ne ndajmë vizionin për ta parë këtë sport me shumë emocione dhe e kujtoj atë mesazh si një moment të veçantë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit