Me gjysmë ekipi jashtë por me zemër! Milani mposht Verona dhe nuk dorëzohet për titull (VIDEO)

7 Mars 2021
17:10
Telesport
back button

Fitore me peshë e Milanit në Verona ndaj ekipit të Juric që është kockë e fortë dhe një ndër ato skuadra që ndaj ekipeve të mëdha hap gjithmonë punë!

Ekipi i Piolit, dhe pse me shtatë mungesa të rëndësishme, ka arritur që të marrë 3 pikë duke fituar 2-0 me supergolin e Krunic në goditje dënimi dhe aksionin e bukur të finalizuar nga Dalot.

Mbrojtja ka rezistuar mirë dhe Donnarumma nuk është dashur të bëjë pritje. Një tripikësh ky që i jep moral skuadrës kuqezi dhe që rizgjon kështu Milanin pas barazimit ndaj Udinese në “San Siro”.

 

Në ndeshjet e tjera, sakaq, Fiorentina dhe Parma barazuan në një 3-3 spektakolar, ndërsa Crotone mundi 4-2 Torinon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit