Në renditjen e Espn-së janë 50 trajnerë futbolli, përfshirë 11 italianë. Pep Guardiola është në krye, pastaj Ancelotti dhe… ESPN mori parasysh kriteret e mëposhtme për të gjeneruar renditjen: kompetenca e trajnimit, stili, menaxhimi i lojtarëve, komunikimi, historia/sukseset, faktori X (d.m.th. aftësia për të gjetur ide të reja). Vetëm trajnerët me të paktën një sezon të plotë në krye të një ekipi të parë u morën në konsideratë dhe ata që nuk kishin qenë atje për dy ose më shumë vite (si Zidane) u përjashtuan. Trajnerët e kombëtareve nuk u vlerësuan.
Simone Inzaghi është trajneri i Serie A, i vendosur më lart në këtë renditje speciale, në vendin e 7-të. Motivimi thotë: “Pas largimit të Contes, Interi veproi në mënyrë inteligjente dhe rekrutoi një trajner që ndante disa nga parimet e tij themelore. Inzaghi krijoi në mënyrë progresive një ekip shumë të strukturuar, duke futur një mentalitet jashtëzakonisht të fortë. Ka pak trajnerë në futbollin europian më të aftë për të krijuar të tilla formacione të mirëorganizuara”.
Në vendin e gjashtë u rendit Luis Enrique, aktualisht te PSG. Xabi Alonso (Bayer Leverkusen) është në pozitën e pestë, ndërsa jashtë podiumit mbetet edhe Mikel Arteta i Arsenalit. Në vendin e tretë renditet Jurgen Klopp, i cili ka zgjedhur të pushojë një vit, ndërsa në të dytin Carlo Ancelotti (Real Madridi), pas Pep Guardiolës (Manchester City).
Ja cilat janë të fundit, që kanë mbetur pas Inzaghi, duke filluar me Xavin në vendin e 20-të. Vazhdojmë me Stefano Pioli në vendin e 19-të, Hansi Flick (Barcelona) në vendin e 18-të, José Mourinho (Fenerbahce), Ruben Amorim (Sporting), Arne Slot (Liverpool), Diego Simeone (Atletico Madrid), Unai Emery (Aston Villa), Thomas Tuchel (trajner i lirë), Thiago Motta (Juventus), në vendin e 11-të, Ernesto Valverde (Athletic), Mauricio Pochettino (trajner i lirë) dhe Gian Piero Gasperini në vendin e 8-të.
- Guardiola (Manchester City)
2.Ancelotti (Real Madrid)
3. Klopp (pa ekip)
4. Arteta (Arsenal)
5. Xabi Alonso (Bayer Leverkusen)
6. Luis Enrique (PSG)
7. Inzaghi (Inter)
8. Gasperini (Atalanta)
9 Pochettino (pa ekip)
10. Valverde (Athletic)
11. Thiago Motta (Juventus)
12. Tuchel (pa ekip)
13. Emery (Aston Villa)
14. Simeone (Atletico Madrid)
15. Slot (Liverpool)
16. Amorim (Sporting CP)
17. Mourinho (Fenerbahce)
18. Flick (Barcellona)
19. Pioli (pa ekip)
20. Xavi (pa ekip)
21. Michel (Girona)
22. Postecoglou (Tottenham)
23. Glasner (Crystal Palace)
24. Schmidt (Benfica)
25. Hoeness (Stoccarda)
26. Lopetegui (West Ham)
27. Rose (Lipsia)
28. Allegri (pa ekip)
29. Fonseca (Milan)
30. Iraola (Bornemouth)
31. Alguacil (Real Sociedad)
32. Howe (Newcastle)
33. De Zerbi (Marsiglia)
34. Ten Hag (Manchester United)
35. Sarri (pa ekip)
36. Conte (Napoli)
37. Rodgers (Celtic)
38. Maresca (Chelsea)
39. Potter (pa ekip)
40. Silva (Fulham)
41. Italiano (Bologna)
42. Kompany (Bayern Monaco)
43. Baraja (Valencia)
44. Roy (Brest)
45. Hutter (Monaco)
46. Terzic (pa ekip)
47. Dyche (Everton)
48. Farioli (Ajax)
49. Moyes (pa ekip)
50. O’Neil (Wolverhampton)