Më i miri i të gjitha kohërave? Pele jep përgjigjen vërtet befasuese

25 Mars 2020
13:05
Alfred Lleshi
back button

Cili është futbollisti më i madh i të gjitha kohërave? Kjo lojë është pasion, por një përgjigje për këtë pyetje është praktikisht e pamundur të jepet. Krahasimi i epokave të ndryshme është si lëvizja në botë paralele. Më mirë të kontekstualizohet. Kjo është arsyeja pse Pele, ai që hyn në debatin mbi më të madhin ndonjëherë, preferon të përqendrohet sot. 

Ai i përgjigjet pyetjes: Cili është më i miri? “Ka shumë ekuilibër, – përgjigjet “O Rey”, – por më duket se sot Cristiano Ronaldo është më i qëndrueshëm, ka vazhdimësi dhe ka qenë në këtë nivel për të paktën 10 vite”. Një “bekim” i këndshëm për CR7. Numrat e portugezit janë mbresëlënës, por edhe futbolli ka ndryshuar. Ndoshta kjo është arsyeja pse Pelé mendon për sot. 

Dhe kur duhet të gjykojë më të mirin ndonjëherë, Pele e kalon me një shaka. A është i CR7 më i mirë se ai? “Ne duhet ta themi të vërtetën: babai dhe nëna ime e kanë mbyllur fabrikën, nuk do të ketë më Pelé”. Kjo është e drejtë. Në fund të fundit, është normale që të gjithë më të mëdhenjtë të mendojnë se janë më të mirët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit