“Me Inzaghi nuk kemi arritur as në gjysmë të rrugës, synojmë shumë nga ky cikël”

12 Korrik 2024
10:03
Telesport
back button

Presidenti i Inter, Beppe Marotta, ka folur sot për sezonin e ri të klubit zikaltër. “Inter nuk synon vetëm titullin kampion në Serie A. ADN-ja jonë kërkon që ne të konkurrojmë gjithmonë për të fituar, siç na mëson historia e klubit dhe trofetë e fituar”, tha Marotta.

Kështu, me gjithë respektin e duhur për kundërshtarët tanë, ne do të synojmë të marrim maksimumin kudo, si në Itali ashtu dhe në Europë”, shtoi më tej presidenti i Interit, Beppe Marotta.

Për të arritur këto objektiva madhorë, figura themelore ku po ndërtohet skuadra e Inter është trajneri është Simone Inzaghi: “Ai filloi një cikël disa vite më parë dhe mendoj se nuk kemi arritur as në gjysmë të rrugës”, tha Marotta.

Më tej, presidenti zikaltër sqaroi të ardhmen e trajnerit, që pritet të rinovjë deri në vitin 2026: “Ne duam shumë të vazhdojmë së bashku, sepse ai e meriton. Jemi të lumtur që punoni me të, por edhe Simone është i lumtur që punon me ne”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit