“Më ka këshilluar Ronaldo dhe kam fjetur 7 orë”, Joshua tregon “sekretet” para super duelit

20 Shtator 2024
18:23
Telesport
back button

Anthony Joshua dhe Cristiano Ronaldo kanë një miqësi të hershme. Ata shpesh kanë pozuar bashkë në foto gjatë eventeve ku kanë qenë të pranishëm.

Së fundmi, boksieri ka zbuluar se sulmuesi portugez i ka dhënë një këshillë para një prej sfidave më të rëndësishme të karrierës.

Joshua të shtunën do të duelojë për t’u bërë tri herë kampion i peshave të rënda në boks. Në përballje e pret Dubois në stadiumin “Wembley” me mbi 90 mijë bileta të shitura.

“Cristiano më ka dhënë këshilla për dietën. Regjimi i tij shëndetësor është unik. Më ka treguar disa sugjerime. Për të qenë i sinqertë, kam fjetur shtatë orë pas rekomandimit të tij”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit