“Me ka munguar të luaj në kombëtare, Belgjika është një nga viktimat e mia të preferuara”

14 Nëntor 2024
9:15
Telesport
back button

Italia do të luajë sot ndeshjen e radhës në Nations League, atë ndaj Belgjikës. Në kombëtare është rikthyer Nicolò Barella, që për herë të fundit ka luajtur me kombëtaren “azzurre” në Euro 2024.

Më ka munguar të isha këtu me shokët e mi. Kam shumë vite që punoj me ta, pra le te themi sikur nuk jam larguar kurrë. Kanë bërë ndeshje të mrekullueshme kur unë nuk isha atje. Hera ime e fundit në kombëtare nuk ishte e lehtë, veçanërisht mendërisht dhe ata demonstruan se kanë një forcë të madhe”, tha Barella.

Kundër belgëve, Barella shënoi dy herë, në çerekfinalen e Euro 2020 dhe në finalen e vendit të tretë të Ligës së Kombeve 2020/21. “Le të themi se Belgjika është një nga viktimat e mia të preferuara në kombëtare, por çdo ndeshje ai ka një histori të sajën”, tha mesfushori.

Nëse do të mbërrinte goli ose një paraqitje e mirë do të isha i lumtur. Gjithsesi, do të jem gati në çdo moment që do të kërkojë trajneri të më aktivizojë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, ata luajnë në shtëpi dhe do duan të tregojnë se sa të fortë janë”, shtoi më tej lojtari i Inter.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit