Me kamionin e Ferrarit për Angli, arrestohen dy refugjatë!

12 Korrik 2019
21:27
back button

Me qindra kamionë janë nisur drejt Anglisë këto ditë, atje ku do të zhvillohet Çmimi i Madh, në pistën e Silverstone.

Ky moment është shfrytëzuar edhe nga refugjatët që kërkojnë të kalojnë për në Mbretërinë e Bashkuar për një jetë më të mirë.

Policia e Northamtpon Shire njoftoi se në pistën e Silverstone u arrestuan dy persona, të cilët u kapën në kamionin e Ferrarit. Personat në fjalë kanë hipur në kampion në momentin që ka qenë duke hyrë në eurotunelin, që fillon në Kalais të Francës.

Ende nuk është bërë e ditur se cilës shtetësi i përkasin dy refugjatët, por fillimisht policia i arrestoi për posedim të një mjeti prerës dhe më pas ia kaloi emigracionit, duke mos i ngarkuar me akuza penale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit