“Më kërkoi Partizani i Beogradit”, Debatik Curri rrëfen prapaskenën e hershme kur luante në Prishtinë

20 Shtator 2024
17:14
Telesport
back button

Debatik Curri, në një rrëfim për Telegrafi Sport, ka zbuluar se në një moment të karrierës mund të ishte bërë lojtar i Partizanit të Beogradit.

“Nuk kisha ofertë direkte, por vetëm informacion. Luaja në Prishtinë, kur legjenda Fadil Vokrri ishte drejtor. Një ditë më thërriti në zyrë dhe më tha më tha se u kisha pëlqyer shumë drejtuesve të atij klubi”.

“Sigurisht, nuk bëhej fjalë që transferimi të ndodhte, për shkak të rrethanave politike që kanë qenë, por që ata më donin. U dukesha lojtar i ngjashëm me një lojtar të tyrin”.

“Nuk do ta kisha konsideruar kurrë, për shkak të historisë, patjetër. E theksoj se nuk kisha interes të luaja për një klub serb”, ka thënë Curri, ish-lojtar i kombëtares shqiptare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit