Babai i yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, ka publikuar sot një krahasim të ri mes djalit të tij dhe një prej lojtarëve më të mëdhenj të futbollit. Kjo, natyrisht, vjen nga momenti më i fundit i magjisë së Lamine këtë fundjavë të kaluar (super asist me te jashtmen per Raphinha)
Gjatë ndeshjes se fituar 5-1 nga Barcelona ndaj Villarrealit në La Liga, 17-vjeçarit, siç pritej, iu dha një pozicion titullari në krahun e djathtë. Dhe, krahas fitimit të një penalltie për skuadrën e tij, Lamine krijoi pasimet me te bukura.
Duke postuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram këtë pasdite, Mounir Nasraoui zbuloi një foto të të xhevahirit te Barcelonës, së bashku me mbishkrimin: “Biri im i madh, më kujton Diego Armando Maradonan.”