“Më mirë shkurtabiq se vigan”, Barthez zbulon problemin e Donnarumma

23 Mars 2023
12:39
Telesport
back button

Ish-portieri francez Fabien Barthez, kampion bote me kombëtaren e vendit të tij, nuk i ka kursyer kritikat ndaj Gianluigi Donnarumma, portieri i PSG dhe kombëtares “azzurre”. Sipas Barthez, portieri Italian është shumë i gjatë dhe ka fdisa mangësi në aspektin teknik, duke mos ofruar garanci.

Vitet e fundit, trajnerët rpeferojnë portierë të gjatë, pasi mbulojnë më shumë hapësirë në portë. Nuk kam asgjë kundër tyre, pasi Courtois, që është më i miri në botë, është gati 2 metra i gjatë. Por portierët e shkurtër, apo mesatarë, janë më të shkathët”, tha Barthez.

Donnarumma i dogji shanset për të qenë i madh në ndeshjet ndaj Bayern. Goli që pësoi nga Coman tregoi defektet e tij, për shkak të gjatësisë. Duhej ta kishte larguar topin me këmbë e jo me dorë. Një portier më i shkurtër, me më shumë instikt e teknikë, do ta kishte pritur atë top”, tha Barthez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit