Lautaro Martinez është kthyer të shënojë dhe e ka bërë me një dygolësh.
Sulmuesi argjentinas ka folur për DAZN pas fitores 3-2 të marrë nga zikaltrit kundër Udinese-s.
“Kemi vuajtur pak, e njihnim skuadrën që kishim përballë dhe është një fushë e vështirë. Pas derbit kemi folur pak dhe kemi punuar shumë.
“Sigurisht ishte e rëndësishme për mua të gjeja golin, sulmuesi ka dëshirë të shënojë. Në fillim luaj për skuadrën, më pas është akoma më mirë nëse arrij edhe të shënoj. Duhet të vazhdoj të punoj, ka rëndësi që skuadra të fitojë.
“Për t’u kthyer ata që ishim sezonin e kaluar duhet të kemi mentalitetin e duhur dhe të jemi të përulur. Duhet ta rrisim nivelin çdo ditë”.