Arsenali dhe trajneri Arteta më në fund janë bindur se copa e fundit e puzzle për të krijuar një skuadër kampione është sulmuesi pykë. Londinezët nuk kanë një 9sh tipik, por duket se tashmë e kanë gjetur.
Alexander Isak është lojtar kyç te Newcastle dhe po i impresionon të gjithë me aftësitë e tij para porte, pikërisht ajo që u mungon sulmuesve aktualë të Arsenalit.
Në sezonin e tij të parë në Newcastle (2022/23), shtatlarti shënoi 10 gola në 22 ndeshje, kurse një sezon më pas 21 gola në 30 ndeshje. Këto shifra nuk mund të injorohen.
Sulmuesit suedez është bërë një nga sulmuesit më të vlerësuar në Premier League. Për të ka shfaqur interes edhe Paris, pa harruar interesimin e Bayern-it pak para se të blinte yllin Harry Kane.
Chelsea tentoi këtë verë transferimin e tij, por ishte e pamundur. Një njeri shumë i afërt i klubit ka raportuar se Arteta e ka vendosur si prioritet Isakun. Kostoja e tij e transferimit pritet të jetë 75 mln euro, por me një kusht: nëse Newcastle nuk renditet në 6 vendet e para.