Më në fund, Bayern tregon arsyen reale pse u shit De Ligt, i preferuari i tifozëve

15 Shtator 2024
17:45
Telesport
back button

Nëse dëshironi të kuptoni aktualitetin te Bayern Munchen e kohëve të fundit, mjafton të lexoni intervistën e fundit të drejtorit sportiv të bavarezëve, Max Eberl. Ky i fundit ka folur për shumë tema, si për shembull rinovimet e Kimmich dhe Musiala, por edhe problemet me Goretzka.

“Kemi qenë të qartë me Kimmich. Duam që ai të jetë një nga fytyrat e klubit për shumë vite. Ai e di pozicionin tonë. Duam të rinovojmë, por me kushtet e duhura për të gjithë”. Përkthimi me fjalë të tjera: Kimmich mund të bëhet kapiten, por duhet të pranojë ulje page.

“Musiala? Ai është një yll i klasit botëror dhe e imagjinojmë duke luajtur në Mynih deri në fund të karrierës. Po negociojmë për rinovimin e kontratës. Do edhe pak kohë, por jemi optimistë se mund të arrijmë një marrëveshje”.

“Goretzka? Para nisjes së sezonit ia kemi shpjeguar se pozicioni i tij do të jetë i vështirë, me Kimmich, Palhinha dhe Pavlovic si rivalë. Ai e ka kuptuar këtë. E dimë se është e vështirë, por këto janë kushtet tona”.

“Merkatoja? Kemi shitur De Ligt, një lojtar tek i cili shumë tifozë janë identifikuar, por duhej edhe të shisnim, jo vetëm të blinim. Menduam se Upamecano dhe Kim mund të mbrojnë edhe lart, gjë që i përshtatet stilit tonë të ri të lojës, kështu që na erdhi një ofertë dhe vepruam”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit