“Më ofroi fanellën e tij, i thashë dua motrën tënde”; Materazzi zbulon çfarë fshihet pas goditjes me kokë të Zidane

10 Prill 2023
8:53
Alfred Lleshi
back button

Më në fund është zbuluar arsyeja pse Zinedine Zidane, idhulli i kombëtares së Francës, e goditi me kokë mbrojtësin italian Marco Materazzi në finalen e Kupës së Botës 2006, në Gjermani.

Në një intervistë për “Italian Football TV”, Materazzi theu heshtjen dhe rikujtoi atë që i tha Zidane në atë ndeshje, pak para se ta godiste me kokë italianin. Zidane u përjashtua nga finalja me karton të kuq dhe hyri në historinë e futbollit me këtë rast si personazh negativ, ndërkohë që kishte mahnitur këdo me karrierën në fushën e blertë.

“Zidane më ofroi fanellën e tij (me ironi, pa dyluftimeve të ashpra). Unë i thashë: jo, preferoj më mirë motrën tënde”, – ka saktësuar ish-mbrojtësi i Italisë. Në atë kohë, nëna e Zidane vuante nga kanceri, ndërsa motra e tij ishte përgjegjëse për kujdesin ndaj asaj që i kishte sjellë në jetë.

Ky fakt e tërboi edhe më shumë Zidane, që shpërtheu ashtu si një “dem”, duke e goditur mbrojtësin italian në gjoks dhe hedhur në tokë.

Finalja e “Gjermania 2006” u mbyll me fitoren e kombëtares italiane, e cila fitoi të katërtin Botëror në historinë e saj. Kjo ishte ndeshja e fundit e idhullit francez me fanellën e “Les Bleus”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit