“Më pritët si djalë, po largohem si burrë dhe baba”; lamtumira emiocionuese e Zielinski nga Napoli pas 8 vitesh

2 Korrik 2024
10:30
Alfred Lleshi
back button

Piotr Zielinski largohet nga Napoli pas 8 sezonesh dhe nga nesër do të jetë lojtar i Interit. Mesfushori polak shkroi një letër lamtumire për tifozët blu, të cilën e shpërndau në kanalet e tij sociale.

“Napoli… Napoli im i dashur, pas 8 vitesh rrugët tona ndahen… Më pritët kur isha djalë dhe po largohem si burrë dhe baba. Napoli ishte shtëpia ime dhe do të mbetet gjithmonë pjesë e imja dhe e familjes sime.

Kam përjetuar momente unike dhe të pashlyeshme që do t’i ruaj në zemrën time. Ju më keni dhënë shumë miq, që do të jenë pjesë e jetës sime përgjithmonë. Më keni bërë gjithmonë të ndihem pjesë e juaja. Së bashku kemi fituar trofë të rëndësishëm…

Pastaj titulli kampion pas 33 vitesh, çfarë gëzimi i pamatë të festonim të gjithë bashkë. Do t’i jem gjithmonë mirënjohës klubit që më bëri ky që jam. Faleminderit edhe të gjithë stafit që më shoqëroi në këtë udhëtim të bukur! FALEMINDERIT përgjithmonë nga unë!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit