“Më quajnë Francesco Totti”; zbulohet trajleri i doku-filmit mbi “Capitano” (video)

19 Shtator 2020
14:11
Alfred Lleshi
back button

Francesco Totti gjurmon të gjithë jetën e tij në vetën e parë, duke e projektuar dhe parë atë në ekran me të krejt spektatorët e tjerë. Një udhëtim emocionues nëpër pikat kryesore të karrierës së tij si futbollist i Romës dhe kombëtares italiane, si dhe në jetën e tij personale. Nga hapat e parë në fushat e blerta deri te lamtumira emocionuese dhe që përloti “Olimpico” e mbushur përplot. “Capitano” i përjetshëm i verdhekuqve ka doku-filmin e vet tashmë, “Më quajnë Francesco Totti”, si mjaft figura të tjera të shquara të këtij sporti. Një “valencë” më shumë për legjendën romake…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit