“Më quajti tetë herë tradhtar”, ish-lojtari i Mourinho-s: Bëri një gabim dhe…

19 Tetor 2024
17:00
Denis Hakanaj
back button

“Ai më quajti tradhtar tetë herë në dhomat e zhveshjes. Bëri një gabim dhe nuk më kërkoi kurrë falje”.

Rick Karsdorp, ish-mbrojtësi i Roma-s tani te PSV, i intervistuar nga Nu.Nl zbuloi prapaskenën e debatit që pati me Jose Mourinhon në fund të ndeshjes së verdhekuqve kundër Sassuolo-s më 9 nëntor 2022, e cila përfundoi 1-1.

“Publikisht ai nuk duhet ta kishte bërë këtë”. Fjalët e Karsdorp i referohen kur Mourinho publikisht, në fund të ndeshjes, deklaroi se një lojtar kishte “tradhtuar” pjesën tjetër të skuadrës.

“Unë kam ende biseda argëtuese me të të ruajtura në telefonin tim, kështu që sjellja e tij më befasoi”, shtoi holandezi.

Por çfarë ndodhi mes Mourinhos dhe Karsdorp? Le të kthehemi mbrapa në 9 nëntor 2022, në fund të ndeshjes mes Sassuolo-s dhe Roma-s, kur portugezi deklaroi:

“Përpjekja e skuadrës u tradhtua nga qëndrimi i një lojtari joprofesionist. Ai tradhtoi të gjithë të tjerët. Nuk më pëlqeu dhe i thashë të kërkonte një ekip tjetër në janar edhe nëse do të jetë e vështirë”.

Në veçanti, ishin disa arsye që zemëruan trajnerin: Karsdorp, i cili kishte zëvendësuar Celikun, iu deshën disa minuta për t’u përgatitur dhe u fut në fushë duke ecur.

Për më tepër, qëndrimi i tij në momentin e golit të Pinamonti-t, i dha Mourinhos idenë e mungesës së përkushtimit.

Për më tepër, edhe kur Abraham, i cili ka një marrëdhënie të mirë me të, shënoi, Karsdorp u kthye në mesfushë pa marrë pjesë në festën e grupit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit