“Me Valencia-n do të shkojë më mirë”, Flick pas humbjes 3-0: Ai bën diferencën

13 Gusht 2024
18:00
Denis Hakanaj
back button

Në miqësoren e fundit parasezonale, Barcelona pësoi një disfatë katastrofike ndaj Monaco, duke e humbur ndeshjen me rezultat 3-0.

Në fund të ndeshjes Hans-Dieter Flick u shpreh kështu për shtypin katalanas:

“Në minutat e para të ndeshjes mendoj se ishim të përgatitur mirë në fushë dhe luajtëm me ritmin e parasezonit në Shtetet e Bashkuara, por më pas dolëm nga loja dhe humbëm kontrollin Ne u përpoqëm të përmirësoheshim, por gabimet na dënuan.

“Barça është gati për të përballuar sezonin, ne e treguam atë në turneun në Shtetet e Bashkuara, por sot kishim një kundërshtar të madh, mendoj se në Valencia, kur të luajmë ndeshjen e parë zyrtare, gjithçka do të jetë ndryshe.

“Kundër Monaco problemi kryesor ishte se presingu nuk ishte ai që donim të bënim, ne duhet të punojmë më shumë dhe të stërvitemi dhe tani e kemi parë se çfarë ndodh kur nuk e bëjmë këtë, por e diela do të jetë më mirë sepse do të jenë edhe lojtarë të cilët nuk kanë marrë pjesë shumë në fazën para-sezonale, një prej tyre është Dani Olmo, i cili mund të bëjë diferencën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit