“Më vjen keq për atë që po ndodh”, Moratti: Ja çfarë note i jap Zhang

22 Maj 2024
16:00
Denis Hakanaj
back button

“Më vjen shumë keq. Unë kam respekt për Zhang, ai u përpoq në çdo mënyrë për të bërë mirë dhe bëri mirë sepse fitoi dy kampionate dhe shumë trofe. Ai nuk mundi të mbulonte të gjitha borxhet që krijoi për Interin, nuk është se paratë i ka shpenzuar për biznesin e tij. Më vjen keq që përfundoi kështu”.

Këto janë fjalët e thëna për LaPresse nga Massimo Moratti, ish-pronari i Interit, pas kalimit zyrtar të klubit zikaltër nga Suning tek Oaktree.

“Ka qenë në ajër për disa javë, – vazhdoi Moratti, – por unë shpresoja se ai do të ishte në gjendje të mbante Interin. A kam folur me të kohët e fundit? Kam folur, por jo për këtë temë.

“Zhang? Si një tifoz i Interit i them faleminderit, ai ishte një president i mirë. Nëse do të më duhej t’i jepja një notë, do t’i jepja 8. Shpresoj që Oaktree të ketë të njëjtën ndjenjë mbrojtjeje ndaj Interit si Zhang.

“Bota ka ndryshuar: deri para disa vitesh Inter dhe Milan ishin në duart e dy sipërmarrësve italianë, për më tepër milanezë si unë dhe Silvio Berlusconi, tani kemi kaluar te fondet.

“Do të thotë se epoka e romantizmit ka mbaruar. Bota është bërë paksa aseptike dhe ka kaluar në duart e këtyre fondeve: nuk e dimë kush janë, çfarë bëjnë”, tha ish-presidenti i Interit.

“Financat janë të përfshira, padyshim. Është një depersonalizim i futbollit, por nuk ka të bëjë vetëm me Interin dhe Milanin. Tifozët janë relativisht të interesuar se kush është në krye dhe kush është pronari. Ata janë të interesuar vetëm që skuadra e tyre e preferuar të fitojë.

“Kjo ndodhi edhe me Zhang, i cili praktikisht u zhduk për disa muaj:  nuk e kemi parë apo dëgjuar. Megjithatë, Interi është në duar të mira: Marotta, Antonello, Ausilio janë tre profesionistë të mëdhenj që kanë bërë shumë mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit