Thomas Tuchel sot është njeriu më viral i ditës. Ai u prezantua zyrtarisht si trajneri i ri i kombëtares angleze dhe bota e futbollit po flet vetëm për të.
Ishulli nuk është aventurë edhe aq e re për të, sepse më parë ka drejtuar Chelsea, duke fituar trofeun e Champions League me shumë mund, kur thuajse askush nuk e priste.
“Gjithmonë kam dashur të kthehem në Angli. Kam kujtime të mira. Ka kritika ngaqë jam gjerman? Epo, më vjen keq që kam pasaportë gjermane”, u shpreh ish-trajneri i Bayern duke qeshur.
“Tifozët e dinë pasionin tim për futbollin anglez. Këtu jam ndier si në shtëpi. Do ju tregoj sa krenar jam që jam trajner i Anglisë”.