“Më zbuloi të ardhmen e tij”, Rangnick zbulon bisedën me yllin e United: Erdhi në zyrë dhe më tha…

11 Janar 2022
14:19
Denis Hakanaj
back button

Pavarësisht zërave të shumtë të merkatos që e japin Edinson Cavani larg Manchester United, trajneri i Djajve të Kuq, Ralf Rangnick, ka folur për të ardhmen e lojtarit për kanalet zyrtare të klubit:

“Kam folur me Edinson dhe i kam thënë se do ta mbaja me kënaqësi në skuadër. Ka ardhur në zyrën time dhe kemi folur për rreth një orë e gjysmë”, ka zbuluar Rangnick.

“Më ka thënë se ka dëshirë të qëndrojë deri në fund të sezonit. Më ka thënë se mund të kisha besim tek ai dhe se do të kërkojë të bëjë më të mirën për skuadrën deri në fundin e këtij sezoni”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit