Mediat franceze: Neymar, pa klauzolë lirimi nga PSG-ja

3 Dhjetor 2018
10:33
Alfred Lleshi
back button

E ardhmja e Neymar Jr vazhdon të jetë shumë e përfolur, si në Paris, ashtu edhe në Barcelonë. Edhe pse sulmuesi brazilian u largua me polemika nga Barcelona, duke aktivizuar klauzolën e lirimit prej 222 milionë eurosh, çka e bëri atë transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit, zërat për rikthim në “Camp Nou” nuk kanë munguar. Në të njëjtën kohë, nga Franca përpiqen të mohojnë çdo shans të mundshëm që 26-vjeçari ta lërë PSG-në.

Sipas “Telefoot”, Neymar nuk ka rënë dakord me PSG-në për të vendosur në kontratë një klauzolë lirimi për t’u larguar, ndryshe nga sa është përfolur këtë verë për 200 milionë euro, që të mund të luante përsëri në “Camp Nou”, siç raportoi edhe “Beteve” disa ditë më parë.

Është vetëm një episod më shumë i një telenovele, që duket shumë e gjatë. Dhe është se ashtu siç raporton Mundo Deportivo, që të dyja palët, Neymar dhe Barça, duan të ribashkohen. Në këtë përpjekje, sipas “Telefot”, nuk ka klauzola penguese, sepse Neymar nuk ka pranuar të tilla në kontratën që nënshkroi me parizienët verën e vitit 2017.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit