Memphis fiton me 73 pikë diferencë dhe vendos rekord në NBA

3 Dhjetor 2021
9:12
Telesport
back button

Vijon marshimi i skuadrës së Phoenix, që sot korri fitoren e 18-të radhazi sezonale në NBA. Skuadra e Suns fitoi 114-103 ndaj Detroit, duke marrë edhe kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit. 7 lojtarë të Phoenix realizuan mbi 10 pikë (Johnson e Payne nga 19 pikë secili).

Memphis fitoi 152-79 ndaj Oklahoma, një fitore me 73 pikë diferencë, rekord i NBA-së për diferencën e pikëve mes dy ekipeve (diferenca më e madhe ishte me 68 pikë, Cleveland-Miami, 148-40, më 17 dhjetor 1991). Jackson me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë për Memphis në këtë sfidë.

Humbet pas 8 fitoresh skuadra kampione e Milwaukee, që u mund 97-93 nga Toronto. Mungesa e Giannis Antetokounmpo ndikoi te skuadra e Bucks, ndërsa për kanadezët u dallua VanVlet me 29 pikë. Jashtë fushe fiton Chicago, që mundi 119-115 Neë York (DeRozan 34 pikë) më i miri).

NBA – Rezultatet e some

New York – Chicago, 115-119

Toronto – Milwaukee, 97-93

Memphis – Oklahoma, 152-79

Phoenix – Detroit, 114-103

Portland – San Antonio, 83-114

Lajme të tjera

Lajmet e fundit