Menaxheri i yllit tremb Milan-in: Merkato e janarit po vjen

12 Dhjetor 2019
18:51
Denis Hakanaj
back button

George Atangana, menaxheri i Franck Kessie, ka folur në lidhje me të ardhmen e mesfushorit të Milana-it për Radio Kiss Kiss Napoli.

“Kam folur me Gattuso-n për t’i bërë komplimentet. Është e vërtetë se trajneri e vlerëson shumë, por nuk mund të flitet gjithmonë për një transferim të Kessie te Napoli”, ka thënë Atangana.

“Ka patur disa negociata disa vite më parë, ka qenë një hap larg Napoli-t, por më pas nuk u bë asgjë. E shikoj akoma te Milan-i, por nuk përjashtoj asgjë”.

“Merkato e janarit po vjen, nëse do të vijë një ofertë, ne do ta marrim në konsideratë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit