Menaxheri konfirmon duelin, Usyk sfidë ndaj britanikut në Londër

24 Janar 2020
9:25
Telesport
back button

Ish-kampioni i botës në peshën “cruiserweight” (pesha deri 93kg), ukrainasi Oleksandr Usyk, tashmë boksier i peshës së rëndë, do të duelojë më 28 mars ndaj britanikut Dereck Chisora. Kjo sfidë do të zhvillohet në “O2 Arena” të Londrës, lajm që është konfirmuar nga promotori i boksit, Eddie Hearn.

Marrëveshja është e mbyllur, Usyk dhe Chisora do të duelojnë në O2 Arena më 28 mars. Natyrisht që ukrainasi donte të duelonte ndaj Joshua, por duhet të menaxhojmë të gjithë situatën. Ndërsa Joshua do të duelojë në prill ndaj Pulev. Kjo ishte më e mira për të gjithë”, tha Hearn.

Usyk ka pranuar këtë zgjidhje të menaxherit të tij dhe pret që pasi të mundë Chisora të duelojë për titujt kampionë bote në peshën e rëndë ndaj Joshua.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit