“Mendoj se ka ardhur koha të triumfoj sërish në këtë turne”

2 Shkurt 2021
9:59
Telesport
back button

Më 8 shkurt do të nisë grand slam i parë i këtij viti, ai i Australian Open. Mes pretendentëve është edhe spanjolli Rafael Nadal, turne të cilin ai e ka fituar vetëm një herë në karrierën e tij (viti 2009).

Viti 2020 ka qenë i vështirë për të gjithë ne. Tani jemi në Australi, që ka marrë masat për një event të sigurt. Dy javë e fundit në karantinë kanë qenë në përgjithësi të mira edhe pse kemi qenë të detyruar të qëndrojmë të mbyllur”, tha Nadal.

Shpresoj që kjo periudhë të mos ndikojë në turne dhe të jem i përgatitur për të fituar sërish në Australian Open. kam provuar disa herë të korr këtu një tjetër trofe, por nuk ia kam dalë mbanë. Do të kemi publik, ndaj shpresoj ta shijoj këtë moment”, tha Nadal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit