“Mendoj se Ronaldo është superior ndaj Messi, portugezi ka shënuar më shumë gola se sa ka ndeshje”

23 Shtator 2024
18:33
Telesport
back button

Trajneri italian Stefano Pioli, që ka vetëm pak ditë që ka marrë drejtimin e ekipit të Al-Nassr, ka parë nga afër Cristiano Ronaldo, të cilin tashmë e stërvit cdo ditë. Në një intervistë për TNT Sports, ka sqaruar opinionin e tij për kampionin portugez duke e krahasuar me rivalin e tij të të gjitha kohërave, Lionel Messi.

Mendoj se Ronaldo është superior ndaj Messi, pasi ka shënuar më shumë gola se sa ka ndeshje të luajtura”, u shpreh trajneri italian. Më pas, trajneri italian shtoi për punën e tij te skuadra arabe: “Ne do të punojmë për të zhvilluar të gjithë ekipin dhe për të përdorur të gjitha burimet në dispozicion”.

Do të ndërtojmë stilin tonë të lojës pa pritur taktikat e kundërshtarit. Ndeshjet e ardhshme do të më mësojnë të kuptoj më mirë pikat e forta, të skuadrës, dobësitë dhe aftësitë e të gjithë lojtarëve”, tha më tej Stefano Pioli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit