Menez: Ibrahimovic, një Zot? Më bën të qesh, çdo gjë që thotë…

2 Korrik 2020
14:05
Alfred Lleshi
back button

Jeremy Menez nuk e harron, por e kujton me nostalgji përvojën me Ibrahimovic, te PSG në veçanti. Sulmuesi suedez është një pikë referimi e vërtetë për blerjen e re të Reggina. Dhe ai kënaqet duke komentuar mënyrën e të luajturit bashkë me Zlatan: “Më bën të buzëqesh me deklaratat e tij të forta, sepse është unik, ka shkëlqyer me gjithë karrierën e tij. Në fushë ka bërë gjithmonë mirë. Ju nuk mund t’i thoni asnjë vërejtje. Ibra i bënte fitimtare skuadrat ku luante. Çfarë mund të thoni për të?”

Kur u pyet për krahasimin e suedezit me Zotin, Menez buzëqeshi: “Një shaka, më bën të qesh. Kjo i pëlqen atij dhe i shkon si karakter. Unë jam ndier mirë në një skuadër me të. Ibra të motivon, të bën të japësh më të mirën. Unë kurrë nuk kam pasur probleme me të. Një lojtar si ai shtyn cilindo të japë më shumë. Ai është unik, dëshiron gjithmonë të fitojë. Çdo ditë jep gjithçka në stërvitje, ka në mendje vetëm për të fituar. Luajtja me kampionë si Ibrahimovic ju rrit si lojtar dhe si njeri. Unë nuk jam një njeri i lehtë, kam karakterin tim. Ndoshta nuk ishte e lehtë të jetoje me mua çdo ditë, por ne rritemi, ndryshojmë, bëhemi burra dhe përmirësohemi nga dita në ditë”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit