Mercedes bën ligjin në Belgjikë me një fitore të dyfishtë, McLaren kompleton podiumin

28 Korrik 2024
16:25
Telesport
back button

Makina Mercedes ka dominuar sot garën e Cmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1, duke korrur një fitore të dyfishtë me pilotët e saj. George Russell arriti të triumfojë në pistën e SPA, fitorja nr.3 në karrierë, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton (i dyti).

Russell arriti të triufmojë falë një strategjie ndryshy nga pilotët e tjerë, duke bërë vetëm një ndalesë. Ai arriti t’i menaxhojë mirë gomat, duke u mbrojtur në fund nga sulmet e Hamilton, që bëri dy ndalesa.Në vendin e tretë u rendit makina McLaren e Oscar Piastri.

I katërti u rendit Charles Leclerc me Ferrari. Ai e nisi garën nga “pole”, por nuk arriti ta mbrojë dot kreun deri në fund. Gjithsesi, momnogasku la pas Max Verstappen me Red Bull (i pesti), ndërsa i gjashti u klasifikua Lando Norris me makinën tjetër McLaren. Këta tri pilotë dueluan deri në fund mes tyre për vendin e katërt.

Më pas, në zonën e pikëve u renditën edhe Carlos Sainz me Ferrari (i shtati), Sergio Perez me Red Bull (i teti), Fernando Alonso me Aston Martin (i nënti) dhe Esteban Ocon me Alpine (i dhjeti). Tashmë botërori i Formula 1 nis pushimet verore, për t’u rikthyer në fund të gushtit.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit