Mercedes i replikon Ferrarit, krijon “dream team” për vitin 2020

21 Janar 2019
13:17
Telesport
back button

Pas ardhjes së Charles Leclerc, që këtë sezon do të pilotojë makinën Ferrari dhe pas nënshkrimit të Mick Schumacher me Akademinë Ferrari, makina italiane ka nisur të mendojë që tani për të ardhmen. Gjithsesi, edhe Mercedes nuk po qëndron duarkryq, dhe drejtuesit e makinës gjermane po mendojnë që vitin 2020 të krijojnë një dyshe ëndrrash. Në krah të Lewis Hamilton mund të jetë piloti i ri holandez Max Verstappen.

Hamilton dhe Verstappen

Verstappen prej dy sezonesh piloton makinën Red Bull, është një nga talented e këtij sporti dhe në të ardhmen mund të jetë pilot i Mercedes, ku do të zërë vendin e Valtteri Bottas. “Do të ishte një “dream team”, një dyshe që Mercedes ka kohë që e planifikon. Jam i sigurtë që edhe Verstappen e ëndërron një transferim te “shigjetat e argjendta”, ku do të ketë mundësi të duelojë për titullin kampion”, shkruan “Express Sport”, që i referohet burimeve nga skuadra gjermane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit