Mercedes i “shkel syrin” Vettel, Toto Wolff jep deklaratën surprizë

14 Maj 2020
10:04
Telesport
back button

Pas vendimit për t’u larguar nga Ferrari e ardhmja e Sebastian Vettel është një rebus. Gjithsesi, Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes hap “dritën jeshile” për një transferim te makina kampione në Formula 1 në të ardhmen.

Sebastian është një luks për çdo ekip, është pilot i fortë dhe me personalitet. Për momentin, prioritet për ne është të vazhdojmë me pilotët aktualë. Gjithsesi, nuk e injorojmë faktin se Vettel është pa makinë në vitin 2021. Nuk e injorojmë atë që ndodh rreth nesh në merkaton e pilotëve”, tha Wolff.

Duket se Mercedes, një makinë gjermane, synon të shpallet kampione me një pilot gjerman, ashtu sikurse ndodhi me Nico Rosberg. Ky fakt duket se ndihmon Vettel, 4 herë kampion bote në Formula 1.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit